Aktualitet

Me lot në sy/ Gratë e burgósura rrëfejnë ditët e errta: Do ju tregoj fëmijëve që të mos kenë turp nga nëna e tyre (V

28 Dhjetor 2019, 10:57 Nga DOSJA
Me lot në sy/ Gratë e burgósura rrëfejnë ditët e

Tiranë- Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Drejtësisë, Etlida Gjonajn sot kanë shkuar në búrgun e grave në Tiranë, ku kanë dëgjuar jetën vështirësitë e jetës të së búrgosurave.

Njëra prej tyre është shprehur se ka lënë 3 fëmijët jashtë pasi është árrestuar për drógë. Ajo theksoi se kur të dalë nga qelia do përpiqet, që fëmijët e saj të mos kenë turp për të.

Jam dënuar për drógë, për háshash. Isha e divorcuar, e bëra nga vështirësitë financiare.  Kam 5 vite që vuaj dënim duke lënë 3 fëmijë vetë. Më pyet ai i vogli mama kur do vish, nuk ua shpegoj dot me fjalë. Të jesh këtu brenda është shumë e vështirë. Kufizimi i lirisë, duhet ta proviojë dikush që ta kuptojë se çfarë është. Mbas kësaj asgjë nuk do të trembë kur të dalë jashtë. Do ju tregoj fëmijëve të mi, që të mos kenë turp që nëna  e tyre ka qenë në burg.  Një nënë në burg do të thotë një familje e shkatëruar. Më falni për emisionet”. u shpreh një grua. 

Ndërsa një tjetër me lot në sy tha: “Gruaja është drita e shtëpisë, shtëpive tona u mungon drita.”

Pak ditë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se është miratuar drafti për amistinë për grátë dhe burrat e búrgosur. Nëpërmjet një deklaratë për mediet, ministrja u shpreh se 28 gra do të lirohen nga búrgu dhe 28 të tjera do të përfitojnë ulje të dénimit. Sot priten të lirohen menjëherë 14 prej tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama rrëfimet në burgun e grave edi rama rrëfimet në burgun e grave

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2019, 10:44

Fillimi i 2020-ës me shumë mundësi do të nisë me pikëpyetje përsa i takon përbërjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Për shkak se KED ka mandat një vjecar...