Aktualitet

Çmontimi i platformës së përdorur nga krimi i organizuar "Matrix", konfirmon Europol: Shqipja është një nga gjuhët më të përdorura në aplikacion!

Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit. 

3 Dhjetor 2024, 21:47 Nga M.B
Çmontimi i platformës së përdorur nga krimi i organizuar
Foto ilustruese

TIRANA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve është zbuluar nga autoritetet evropiane, siç njoftoi sot Europol. Sipas mediave të huaja, ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit. Zëri.ai ka mundur që të kontaktojë me zyrën e shtypit të Europol dhe ka mundur që të konfirmojë se gjuha shqiptare është një nga 33 që janë dedektuar nga autoritetet e huaja.

"Po, mund t'ua konfirmoj se gjuha shqipe është një nga më të përdorurat në rrjetin Matrix. Materialet tashmë janë në duart e autoriteteve holandeze dhe franceze. Kështu që është në dorën e tyre se çfarë do të bëjnë me materialet e mbledhura nga serveri i aplikacionit," thotë Europol.

Mbetet për t'u parë nëse në Shqipëri do të vijnë të dhënat e grumbulluara, sikurse u veprua në rastin e "Encrochat" dhe "SkyECC". Materialet e këtyre aplikacioneve janë dorëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe kanë shënuar goditjen e disa grupeve kriminale që operonin në Shqipëri dhe jo vetëm. 

 

matrix europol

Sondazh

Poll