Sport

VIDEO / Milani gjunjëzon me 6 gola Sassuolon dhe kalon në çerekfinale!

Në raundin tjetër kuqezinjtë do të përballen me fituesin e çiftit tjetër mes Romës dhe Sampdorias, ndeshje e planifikuar për tu zhvilluar mbërmjen e së mërkurës më 18 dhjetor.

4 Dhjetor 2024, 00:33 Nga DOSJA
VIDEO / Milani gjunjëzon me 6 gola Sassuolon dhe kalon në

ITALI - Në raundin e fazes së 16-tshes të Kupës së Italisë, Milani fitoi 6-1 kundër Sassuolos për të kaluar në çerekfinale. Në “San Siro”, djemt e Paulo Fonsecas bënë një paraqitje të vërtetë shumë të mirë sidomos në pjesën e parë, duke e zhbllokuar shumë shpejtë takimin dhe madje duke e siguruar fitoren brenda pak minutave.

Gjithçka filloi mer golin e Chukwueze I cili shënoi dy here brenda 10 minutave në fillim në minutën e 12'-të dhe më pas në të 21'-n, pas tij I erdhi rradha holandezit Reijnders i cili në minutën e 18'-të kishte dyfishuar rezultatin ndërkohë që Leao në minutën e 23-të vulosi gjithçka sa i përket këtij takimi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat të thellë 4-0 për t’i lënë rradhën një pjese të dytë relativisht të qetë për të administruar këtë avantash.

Në 45 minutat e dyta gjithçka filloi me golin e pestë të ndeshjes të shënuar nga Kalabria në minutën e 56-të ndërkohë që Abraham vukosi serine e golave me të gjashtin në minutën e 61-të. Ndërkohë për skuadrën mike I vetmi gol nderi u shënua nga Mulattierit në minutën e 59-të, një gol që rezultoi të ishte thjeshtë për statistic në një ndeshje të mbyllur që në pjesën e parë. Në raundin tjetër kuqezinjtë do të përballen me fituesin e çiftit tjetër mes Romës dhe Sampdorias, ndeshje e planifikuar për tu zhvilluar mbërmjen e së mërkurës më 18 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll