3 Dhjetor 2024, 19:38
Nga ZH.LL
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Serbinë për “diskriminim agresiv” të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.
Përmes një postimi në X, ai kritikoi Serbinë për “thellim të margjinalizimit” të profesionistëve shqiptarë, teksa foli për emërimin e një gjyqtareje serbe në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë.
“Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi së fundi ka emëruar Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë. Ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, forcon pabarazinë në institucionet vendimmarrëse”, tha ai.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
“Përkushtimi i Serbisë për të drejtat e minoriteteve është joekzistent. Është urgjente që Bashkimi Evropian të reagojë dhe të ndalë këtë diskriminim agresiv”, tha ai.
Bislimi tha se tre zëvendësprokurorë shqiptarë, që kanë dalë në pension, janë zëvendësuar me prokurorë serbë.
Ai tha se shqiptarët në qarkun e Pçinjës kanë vetëm 12 për qind të posteve në gjyqësor dhe vetëm 2.7 për qind e tyre janë gjykatës, pavarësisht se “përbëjnë 30 për qind të popullatës. Më 2011, Gjykata Themelore e Preshevës po ashtu u shua”.
Bislimi po ashtu tha se situata është e njëjtë edhe në Qendrën Mjekësore në Preshevë, ku ushtruesi i detyrës është një mjek serb, pavarësisht se në këtë zonë, “serbët përbëjnë vetëm 3 për qind të popullatës”.
Shqiptarët që jetojnë në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – që njihen me termin Lugina e Preshevës – shpesh ankohen për praktika diskriminuese nga shteti serb, teksa zyrtarët në Qeverinë e Kosovës u kanë bërë jehonë këtyre akuzave.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës për vite të tëra ankohen po ashtu për pasivizim të adresave të banimit dhe gjatë këtij viti kanë protestuar disa herë duke kërkuar më shumë të drejta.
Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.
Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.
Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.
Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.
Ndërkaq, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për vitin 2022, është përmendur se praktika e pasivizimit të adresave në Serbi, konsiderohet veprim kontrovers.
Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë./ REL
bislimi kosove serbi
Politike
3 Dhjetor 2024, 19:31
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit t&e...
Politike
3 Dhjetor 2024, 18:49
Votimi
TIRANA- Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër t&...
Politike
3 Dhjetor 2024, 18:28
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ditën e sotme në Kuvend po diskutohet nen për nen Buxheti 2025 dhe amendamentet e propozuara nga opozita. Deri tan...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:57
M.B
Bujar Leskaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj paraqiti në Kuvend amendamentin për të përdorur një pj...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:31
M.B
Elda Hoti
TIRANA- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur fjalën sot në foltoren e Kuvendit nga ku iu drejtua mazhorancës duke i t...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:23
ZH.LL
Vucic-kallas
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedat që u zhvilluan në takimin e sotëm n...
Politike
3 Dhjetor 2024, 16:55
M.B
Kuvendi
TIRANA- Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka vijuar mes debatesh ku nuk kanë munguar akuzat teksa kalohej nen për ...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:06
ZH.LL
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e re të diplomacisë së Bashk...
Politike
3 Dhjetor 2024, 16:42
M.B
Petrit Vasili
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili prezantoi sot në Kuvend katër amendamente për shë...
Politike
3 Dhjetor 2024, 16:31
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Kanë vijuar debatet në Kuvend ditën e sotme edhe gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i d...