3 Dhjetor 2024, 18:30
Nga M.B
Foto nga mbledhja
TIRANA- 41 kandidatë për kryetarë bashkie rrezikojnë gjoba të mëdha nga KQZ pasi kanë paguar vetë shpenzimet për fushatën, duke mos e ditur që paratë do të duhej të kalonin përmes një llogarie të posaçme për procesin zgjedhor. KQZ kërkon t’i gjobisë kandidatët, sepse ata nuk e kanë ditur që edhe paratë personale, nëse do t’i përdornin për fushatë, duhet t’i kalonin në llogarinë e posaçme për qëllime elektorale, të kontrolluar nga institucioni që menaxhon zgjedhjet.
Gjatë mbledhjes së sotme nuk kanë munguar as batutat mes kadidatëve dhe anëtarëve të Komisionit të Ankmimeve dhe Sanksioneve. Këta të fundit e kritikuan administratën se nuk ju ka shpjeguar kandidatëve se edhe paratë nga xhepi i tyre duhet të deklaroheshin, ashtu si çdo financim tjetër.
KAS do të marrë një vendim gjatë javës nëse do t’i gjobisë apo jo 41 kandidatët, 32 nga opozita dhe 9 të socialistëve. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka kërkuar penalizim të tyre nga 72 mijë deri në 720 mijë lekë të reja.
Pjesë nga diskutimet:
Një nga kandidatët: Mirë gomari që na ngordhi, po s'na lënë rehat as mizat.
Kandidati tjetët: Janë lekë që m’i kanë dërguar njerëz të gjakut tim lekë. Pagova FB. Ju nuk e patë administratën në terren dhe as hedhjen e asfaltit gjatë fushatës, por na shihni neve, nuk jua kam borxh.
Kandidati tjetër në diskutim: Pagova kafe-raki.....në lokale, ne s’na flisnin me gojë, jo të na jepnin lekë!
Anëtari i KAS, Koli Bele: Bëhet fjalë kur mblidhen 20 burra tek klubi i fshatit, pinë apo hanë diçka.
Anëtari i KAS, Ledio Braho: Domethënë këta tek klubi i fshatit duhet të shkojnë atje me formular me vete!
kas
Politike
3 Dhjetor 2024, 19:38
ZH.LL
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Serbinë për “diskriminim agresiv” t&eu...
Politike
3 Dhjetor 2024, 19:31
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit t&e...
Politike
3 Dhjetor 2024, 18:49
Votimi
TIRANA- Kuvendi ka miratuar në tërësi buxhetin për vitin 2025 me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër t&...
Politike
3 Dhjetor 2024, 18:28
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ditën e sotme në Kuvend po diskutohet nen për nen Buxheti 2025 dhe amendamentet e propozuara nga opozita. Deri tan...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:57
M.B
Bujar Leskaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj paraqiti në Kuvend amendamentin për të përdorur një pj...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:31
M.B
Elda Hoti
TIRANA- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur fjalën sot në foltoren e Kuvendit nga ku iu drejtua mazhorancës duke i t...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:23
ZH.LL
Vucic-kallas
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedat që u zhvilluan në takimin e sotëm n...
Politike
3 Dhjetor 2024, 16:55
M.B
Kuvendi
TIRANA- Seanca plenare në Parlament ditën e sotme ka vijuar mes debatesh ku nuk kanë munguar akuzat teksa kalohej nen për ...
Politike
3 Dhjetor 2024, 17:06
ZH.LL
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e re të diplomacisë së Bashk...
Politike
3 Dhjetor 2024, 16:42
M.B
Petrit Vasili
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili prezantoi sot në Kuvend katër amendamente për shë...