Politike

"Jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje!" Meloni e vendosur për kampet në Shëngjin e Gjadër: Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë funksionale!

Teksa fliste si e ftuar në "Quarta Repubblica" Meloni tha se kampet e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë dhe se ka zgjidhje e po punon për këtë.

3 Dhjetor 2024, 21:14 Nga M.B
"Jemi duke punuar për të gjetur zgjidhje!" Meloni e vendosur
Giorgia Meloni

ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zgjedhur të mos heqë dorë nga marrëveshja për kampet e emigrantëve e firmosur me Shqipërinë. Teksa fliste si e ftuar në emisionin "Quarta Repubblica" Meloni tha se kampet e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë dhe se ka zgjidhje e po punon për këtë.

Sipas saj, projekti është inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“Qendrat në Shqipëri do të punojë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj. Mos u shqetëso, ka zgjidhje. Po punoj. Nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore. Prandaj pritet vendimi nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Drejtësisë e BE-së. Në çdo rast jam duke punuar edhe për zgjidhje të tjera dhe në fund do të funksionojë”, tha Meloni.

giorgia meloni

Sondazh

Poll