Sport

Superiorja/ Java e 16-të e kampionatit do të luhet në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten…

Të enjten, në orën 17:00, në “Arenën e Demave”, Partizani do të përballet me Egnatian, një sfidë për kreun…

3 Dhjetor 2024, 18:42 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 16-të e kampionatit do të luhet në dy

TIRANE - Në mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. AF Elbasani - Bylis dhe Teuta - Laçi janë dy takimet e para të kësaj jave, tç cilat do të luhen në orën 16:30 të mërkurën.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pas një ecurie jo shumë të mirë në kampionat. Megjithatë, ballshiotët vijnë pas fitores me Vllazninë dhe janë në një moment të mire psikologjik.

Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të presë Laçin. Një ndeshje interesante, ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren.

Të mërkurën, në mbrëmje, në 19:30, do të luhet një nga takimet më të forta të javës së 16-të. Vllaznia dhe Dinamo City do të përballen në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në shtëpi, ndërsa blutë e Dinamos synojnë rezultatin e radhës pozitiv.

Java e 16-të do të ulë siparin të enjten, me dy takimet e fundit, që do të zhvillohen në orën 17:00. Në Korçë do të luhet sfida Skënderbeu - Tirana, ndërsa në “Arenën e Demave”, Partizani do të përballet me Egnatian. Dy sfida interesante, ku skuadrat synojnë maksimumin e pikëve.

Superiorja/ Java e 16-të e kampionatit do të luhet në dy

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll