Sport

Vora mund Flamurtarin në shtëpi dhe ngjitet e vetme në krye!

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Vora ngjitet e vetme në krye të renditjes së Kategorisë së Parë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Flamurtari mbetet në kuotën e 32 pikëve, po aq sa Besa.

3 Dhjetor 2024, 00:06 Nga DOSJA
Vora mund Flamurtarin në shtëpi dhe ngjitet e vetme në krye!

TIRANE - Emocione dhe spektakël ka prodhuar supersfida e Kategorisë së Parë mes Vorës dhe Flamurtarit. Ruzgis është heroi i sfidës për vendasit, pasi shënon një tregolësh, në suksesin 3-2 të Vorës në përballjen direkte me rivalët nga Vlora.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Vora ngjitet e vetme në krye të renditjes së Kategorisë së Parë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Flamurtari mbetet në kuotën e 32 pikëve, po aq sa Besa. Ndeshja nis shumë mirë për vendasit, që kalojnë në avantazh me Ruzgis. Takimi ndërpritet për disa minuta, pasi ka përplasje midis dy tifozerive dhe me rifillimin e lojës është sërish Ruzgis, që shënon gol për Vorën.

Flamurtari reagon dhe rihap ndeshjen me Oshafin, që shënon në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë është Beqja që shënon golin e barazimit për vlonjatët dhe kthen shifrat në ekuilibër. Ruzgis shënon një gol shumë të bukur, të tretin personal dhe i jep fitoren skuadrës së Bellait. Vora fiton 3-2 këtë duel direkt dhe tashmë ngjitet e vetme në krye të Kategorisë së Parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll