Sport

Fenerbahçe rikthehet tek fitorja dhe tashmë është vetëm 3 pikë nga kreu!

“Feneri” ka shfrytëzuar gabimin e rivalit të tyre më të madh, i cili dje barazoi 2-2 ndaj Eyupsporit në fushën e tij dhe u rikthye plotësisht në garën për titull.

2 Dhjetor 2024, 23:34 Nga DOSJA
Fenerbahçe rikthehet tek fitorja dhe tashmë është

TURQI - Fenerbahçe ka mundur Gaziantepin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë, duke iu afruar liderit Galatsaray me vetëm tre pikë.

“Feneri” ka shfrytëzuar gabimin e rivalit të tyre më të madh, i cili dje barazoi 2-2 ndaj Eyupsporit në fushën e tij dhe u rikthye plotësisht në garën për titull.

Oguz Aydin, Rodrigo Becao dhe Edin Dzeko i shënuan golat në fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos. Fenerbahçe do të presë Besiktasin në xhiron e ardhshme, tjetër derbi i madh turk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll