Sport

VIDEO / Atalanta thyen Romën në “Olimpico” dhe ngjitet asërish në -1 nga kreu!

Me këtë fitore Atalanta ka 31 pikë (1 pikë pas Napolit kryesues), ndërsa Roma mbetet në vendin e 15-të me 13 pikë.

2 Dhjetor 2024, 23:31 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta thyen Romën në “Olimpico” dhe ngjitet

ITALI - Atalanta ka arritur të mposhtë Romën në “Olimpico” me rezultatin 2-0 në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A. Roma e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Leandro Paredes dhe Manu Kone, por nuk arritën të gjenin golin.

Ademola Lookman gjeti rrjetën në minutën e 23-të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe pjesën e dytë e nisi mirë ekipi i Claudio Ranierit, që rrezikoi me Artem Dovbyk, por që gjuajtja e ukrainasit u prit nga portieri mik. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 69-të, kur Marten de Roon arriti të mposhtë Mile Svilarin për 1-0. Gianluca Mancini kishte mundësi të barazonte, por gjuajtja e tij nuk e gjeti kuadratin.

Pak pa u mbyllur ndeshja, Nicolo Zaniolo arriti të shënojë me kokë për 2-0, duke festuar me tifozët e Atalantas, pasi kur hyri në lojë u fishkëllye. Me këtë fitore Atalanta ka 31 pikë (1 pikë pas Napolit kryesues), ndërsa Roma mbetet në vendin e 15-të me 13 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll