Sport

Bayern Munich po merret me rinovimet e kontratave të Kimmich dhe Musiala...

Dy lojtarë të konsideruar thelbësorë për formacionin bavarez

2 Dhjetor 2024, 20:09 Nga DOSJA

Bayern Munich po merret me rinovimet e kontratave të Kimmich dhe Musiala...

GJERMANI - Kushdo që ndjek çështjet aktuale në Bayern Munich e di se një nga prioritetet e drejtuesve të klubit bavarez është që të merret sa më shpejt me rinovimin e kontratave të Joshua Kimmich dhe Jamal Musiala.

Sipas drejtorit sportiv Christoph Freund, negociatat po shkojnë mirë dhe shumë shpejt duhet të ketë tym të bardhë.

"Me të dy po bëjmë biseda shumë pozitive. Dëshira jonë është që ky proces të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Për më tepër, objektivi kryesor është të arrihen rezultate positive, qoftë brenda një apo tre jave, gjëja e rëndësishme është të arrihet një marrëveshje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll