Sport

Ismajli shkëlqen sërish, përfshihet në formacionin e muajit në Serinë A!

Ardian Ismajli, me paraqitjet e tij mjaft të mira në këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Serie A dhe është bërë një nga emrat më të kërkuar në futbollin italian.

3 Dhjetor 2024, 00:01 Nga DOSJA
Ismajli shkëlqen sërish, përfshihet në formacionin e muajit

ITALI - Mbrojtësi shqiptar, që luan për Empolin, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në fushë, të cilat janë reflektuar edhe në statistikat e tij mbresëlënëse.

Sipas portalit të statistikave WhoScored, Ismajli është përzgjedhur në formacionin e muajit në Serie A. Paraqitjet e tij i ka dhënë një notë mesatare 7,22 në ndeshjet e luajtura, duke e bërë atë një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit. Së bashku me me të në formacion janë emra si Stefan de Vrij, Alesssandro Bastoni, Moise Kean, Ademola Lookman dhe vëllezërit Thuram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WhoScored (@officialwhoscored)

Klubet si Juventusi, Interi dhe Napoli janë shfaqur të interesuara për shërbimet e tij dhe janë të gatshme ta afrojnë në radhët e tyre që në janar. Megjithatë, Empoli ka vendosur një shifër të konsiderueshme prej 3 milionë euro për të liruar Ismajlin në janar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll