Sport

Ish-ndërkombëtari gjerman Mario Gomez emërohet administrator i Paris FC...

Red Bull është bërë zyrtarisht aksionar minoritar në klubin francez. Mario Gómez do të jetë fytyra e grupit austriak në Paris

2 Dhjetor 2024, 20:26 Nga DOSJA

Ish-ndërkombëtari gjerman Mario Gomez emërohet administrator i

FRANCE - Grupi Red Bull ka qenë zyrtarisht një aksionar minoritar në Paris FC, emblema e Ligue 2 në Francë, që nga 29 nëntori. Në qendrën stërvitore të Paris FC në Orly, nuk ka asnjë referencë për markën Red Bull.

Shtypi francez raporton se lideri aktual i Ligue 2 do të blihet nga familja Arnault me pasurinë e tretë më të madhe në botë, në një projekt që përfshin Red Bull-in si partner minoritar.

Sipas RMC Sport, ish-ndërkombëtari gjerman Mario Gómez do të jetë fytyra e Red Bull në Paris. Ish-lojtari do të marrë rolin e administratorit.

Mario Gómez është drejtor teknik i grupit austriak që nga janari 2022 dhe tashmë ka bashkëpunuar me Bragantino, New York Red Bulls dhe Leipzig.

Jurgen Klopp, drejtori i ri i përgjithshëm i futbollit të grupit austriak, "është entuziast" për projektin e Paris FC, por do të ketë Leipzig dhe Salzburg si prioritet në muajt e ardhshëm.

Antoine Arnault, i forti i ardhshëm i emblems, që premton të rivalizojë PSG-në, shpjegoi arsyet që e shtynë atë të dëshironte të merrte liderin aktual të Ligue 2.

Paris FC kryeson Ligue 2 në kushte të barabarta me Dunkerque të Luís Castros.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll