Aktualitet

Nuk e nxori fare armën/ Julian Gjoshi qëlloi 50-vjeçarin nga xhepi i xhupit, ky është 27-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Alfred Dedjas (FOTO)

Autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi. 

1 Dhjetor 2024, 21:43 Nga N.F
Nuk e nxori fare armën/ Julian Gjoshi qëlloi 50-vjeçarin nga
Julian Gjoshi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Nga detajet e reja mësohet se viktima ishte në lokal me një mikun e tij, njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit. Autori nuk e ka nxjerrë në asnjë moment dhe ka qëlluar nga xhepi i xhupit. Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje edhe dëshmitarët në lokal, si dhe të njohur dhe familjarë të autorit Julian Gjoshi. 

Një prej dëshmitarëve ka treguar se rreth dy orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë Julianin në zonë dhe e ka përshëndetur. Nga kjo deklaratë dyshohet se autori ka qenë duke ruajtur lëvizjet e viktimës. Sipas raportimeve është qëlluar disa herë me armë, por vetëm dy prej plumbave e kapën në trup Dedjan. Në vendngjarje është edhe gjetur një predhë, e cila është çuar në laborator për ekspertim.

julian gjoshi vrasja e alfred dedjas

Sondazh

Poll