Aktualitet

U ekzekutua në Ndroq/ Policia i gjen viktimës një pistoletë në trup, Alfred Dedja kishte punuar vite më parë te kompleksi i Altin Hajrit

Raportohet se policia i ka gjetur viktimës një pistoletë në trup. Më tej bëhet me dije se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak.

1 Dhjetor 2024, 20:10 Nga N.F
U ekzekutua në Ndroq/ Policia i gjen viktimës një pistoletë
Viktima


TIRANË- Detaje të tjera janë mësuar zbardhur në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një lokal në Ndroq. Raportohet se policia i ka gjetur viktimës një pistoletë në trup. Më tej bëhet me dije se 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Ndërkohë autori është kunati i Altin Hajrit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.

Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

vrasja e alfred hajrit

Sondazh

Poll