Aktualitet

Vrasja në Ndroq/ Autori përdori pistoletë, qëlloi së paku dy plumba

Po ashtu 27-vjeçari ka qëlluar me pistoletë me së paku dy plumba.

1 Dhjetor 2024, 18:18 Nga E. D
Vrasja në Ndroq/ Autori përdori pistoletë, qëlloi së
pamje nga vendngjarja

NDROQ- Vijojnë të dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndroq të Tiranës. Mësohet se autori Julian Gjoshi ka përdorur pistoletë për të vrarë 50-vjeçarin Alfred Dedjan. Po ashtu 27-vjeçari ka qëlluar me pistoletë me së paku dy plumba.

Ndërkohë Gjoshi raportohet se është kushëriri i Altin Hajrit dhe se emri i tij ka dalë në komunikimet e Sky Ecc mes Hajrit dhe ish-deputetit të PS-së për Shijakun, Jurgis Çyrbja. Po ashtu edhe viktima Alfred Dedja është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për vjedhje dhe trafik droge.

julian gjoshi alfred dedja 

Sondazh

Poll