Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas/ Julian Gjoshi u ul përballë tavolinës së 50-vjeçarit, pas një debati mes tyre 27-vjeçari e qëlloi për vdekje

Më tej raportohet se 50-vjeçari është ngritur dhe ka shkuar të flasë me 27-vjeçarin Julian Gjoshi ku më pas kanë debatuar. Gjatë debatit Gjoshi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Dedjas.

1 Dhjetor 2024, 18:38 Nga N.F
Vrasja e Alfred Dedjas/ Julian Gjoshi u ul përballë tavolinës
Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Detaje të reja të reja janë zbardhur në lidhje vrasjen 50-vjeçarit, Alfred Dedja e cila u regjistrua pasditen e sotme në ambientet e një restoranti në Ndroq. Nga detajet e reja bëhet me dije se në momentin që autori është futur brenda ambienteve të lokalit viktima ka qenë i ulur në një tavolinë. Më pas autori është ulur në një tavolinë tjetër përballë Dedjas.

Më tej raportohet se 50-vjeçari është ngritur dhe ka shkuar të flasë me 27-vjeçarin Julian Gjoshi ku më pas kanë debatuar. Gjatë debatit Gjoshi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Dedjas. Sipas raporitmeve autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes së rëndë 27-vjeçari është larguar me një mjet tip "Benz" të zi.

vrasja e alfred dedjas julian gjoshi

Sondazh

Poll