Aktualitet

U ekzekutua me dy plumba, ky është Alfred Dedja që mbeti i vrarë në Ndroq

Ndërkohë autori Julian Gjoshi, është shpallur në kërkim nga policia. 

1 Dhjetor 2024, 20:02 Nga E. D
U ekzekutua me dy plumba, ky është Alfred Dedja që mbeti i
Alfred Dedja

NDROQ- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Alfred Dedja që u vra ditën e sotme me armë zjarri brenda një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë. Ndërkohë autori Julian Gjoshi, është shpallur në kërkim nga policia. 

Gjithashtu dyshohet se shkak i vrasjes është bërë prishja e pazareve të drogës. Ndërkohë Gjoshi rezulton se është kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës në Janar 2020. Po ashtu Alfred Dedja është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për vjedhje dhe trafik droge. 

alfred dedja

Sondazh

Poll