Aktualitet

Restoranti i rrethuar me shirit dhe forca të shumta policie/ Ekspertët e kriminalistikës në vendin ku u vra 50-vjeçari, vendosen letra në dritare për të bllokuar pamjen brenda lokalit (VIDEO)

Siç shihet edhe nga pamjet policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes ndërsa në dritaret janë vendosur letra të bardha të cilat bllokojnë pamjen brenda restorantit. Gjithashtu efektive të shumtë janë në vendngjarje ndërsa restoranti është rrethuar me shirit të verdhë. 

1 Dhjetor 2024, 17:57 Nga N.F
Restoranti i rrethuar me shirit dhe forca të shumta policie/ Ekspertët
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamje të reja janë publikuar nga vendi ku mbeti i vrarë 50-vjeçari, Alfred Dedja. Në pamjet nga vendin e ngjarjes duket restoranti i rrethuar nga policia teksa grupi hetimor ndodhet brenda ambienteve ku ndodhir vrasja. Nga raportimet viktima u ekzekutua nga 27-vjeçari, Julian Gjoshi. Mësohet se autori është futur në ambientet e restorantit ku ndodhej Dedja dhe më pas ka hapur zjarr drejt tij duke e lënë të vdekur. Më pas autori është larguar me një mjeti tip "Benz" të zi.


Siç shihet edhe nga pamjet policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes ndërsa në dritaret janë vendosur letra të bardha të cilat bllokojnë pamjen brenda restorantit. Gjithashtu efektive të shumtë janë në vendngjarje ndërsa restoranti është rrethuar me shirit të verdhë. 

Nga detajet e reja të publikuara bëhet me dije se autori është kunat i Altin Hajrit, një person i njohur i krimit. Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë.  Kapja e tij u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas. Lirimi i tij erdhi pasi Hajri i kërkoi ndihmë ish-deputetit Jurgis Çyrbja që të ndërhynte që kunati i tij të dilte pa probleme.

Hajri i kishte kërkuar ndihmë Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia

vrasja e alfred dedjas

Sondazh

Poll