Aktualitet

Ekzekutoi sot Alfred Dedjan/ 27-vjeçari emër i njohur për policinë, kunat me Altin Hajrin, ja si u lirua nga burgu në vitin 2021

Mësohet se autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit. Hajri është një emër i njohur i botës së krimit ndërsa edhe kunati i tij gjithashtu nuk nuk është emër i panjohur për Policinë. Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje.

1 Dhjetor 2024, 17:23 Nga N.F
Ekzekutoi sot Alfred Dedjan/ 27-vjeçari emër i njohur për
Ndroq

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit Alfred Dedja që tronditi pasditen e sotme Ndroqin. Mësohet se autori i dyshuar Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit. Hajri është një emër i njohur i botës së krimit ndërsa edhe kunati i tij gjithashtu nuk nuk është emër i panjohur për Policinë. Gjoshi rezulton i arrestuar më 19 Janar 2021 për armëmbajtje pa leje.

Në atë kohë 23 vjeç, Julian Gjoshi u prangos nga forcat “Shqiponja”, në Tiranë, teksa lëvizte me makinë.  Kapja e tij u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Por Gjoshi është liruar pak kohë më pas. Por lirimi i tij rezulton të jetë bërë për shkak të lidhjeve që kishte kunati i tij, Altin Hajri me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

Hajri i kishte kërkuar ndihmë Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia. Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij. Ndërkohë sot Gjoshi ka kryer një akt akoma më të rëndë atë të vrasjes.

vrasja e alfred dedjas

Sondazh

Poll