Aktualitet

Detaje nga vrasja në Ndroq/ Dyshohet se shkak u bë prishja e pazareve të drogës, autori hyri në lokal e qëlloi dhe më pas u largua

Mësohet se viktima Alfred Dedja ka qenë klient në një lokal në zonë.

1 Dhjetor 2024, 16:27 Nga E. D
Detaje nga vrasja në Ndroq/ Dyshohet se shkak u bë prishja
pamje nga vendngjarja

NDROQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në fshatin Ndroq të Tiranës, ku humbi jetën Alfred Dedja. Mësohet se viktima Alfred Dedja ka qenë klient në një lokal në zonë. Gjithashtu autori është futur në lokal me armë dhe ka qëlluar Dedjan dhe më pas është larguar.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e vrasjes Julian Gjoshi, i cili është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë benz të zi(ML). Siç raportohet viktima është banor i zonës. Po ashtu dyshohet se ngjarja ka te beje me prishjen e pazareve të drogës.

alfred dedja

Sondazh

Poll