Aktualitet

Vrasja në Ndroq/ Reagon policia: 50-vjeçari u vra në një lokal! Autori është identifikuar, po vijon puna për kapjen e tij (EMRI)

Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 15:30 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në një lokal në Ndroq.

1 Dhjetor 2024, 16:29 Nga N.F
Vrasja në Ndroq/ Reagon policia: 50-vjeçari u vra në një
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Ndroq. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 15:30 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në një lokal në Ndroq.

Më tej theksohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 50-vjeçari, Alfred Dedja. Policia gjithashtu ka bërë me dije se është identifikuar autori ndërsa po punohet kapja e tij. Dyshohet se autori i vrasjes është Julian Gjoshi. 

Njoftimi i policisë;

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

te shtena me arme zjarri ne ndroq vritet alfred dedja julian gjoshi

Sondazh

Poll