Politike

112-vjetori i Pavarësisë/ Kreu i Kuvendit të Kosovës: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë

Konjufca i bëri urimet gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

28 Nëntor 2024, 11:10 Nga E. D
112-vjetori i Pavarësisë/ Kreu i Kuvendit të Kosovës: 28
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke thënë se 28 nëntori është dita e krenarisë. Gjithashtu Konjufca u shpreh se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Konjufca i bëri urimet gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, deklaroi Konjufca.

glauk konjufca

Sondazh

Poll