Politike

"Të bashkuar në zemër e shpirt" Presidentja Vjosa Osmani uron 28 Nëntorin: Kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë

Përmes një postimi në Facebook, Osmani është shprehur se kjo ditë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 

28 Nëntor 2024, 09:45 Nga ZH.LL
"Të bashkuar në zemër e shpirt" Presidentja Vjosa
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani është shprehur se kjo ditë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 

Osmani ka shkruar gjithashtu se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin shqiptar.

Postimi i plotë i Osmanit:

Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!

Sondazh

Poll