Politike

112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Ngjarja më e madhe e themelimit të kombit! Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Kurti tha se sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë me njëri-tjetrin pasi para tri dekadash, ky takim për pavarësinë e Shqipërise nuk mund të imagjinohej.

27 Nëntor 2024, 22:45 Nga N.F
112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Ngjarja
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kurti u shpreh tha se ky takim ka gjithmonë të njëjtin emocion.

“Nuk janë të rralla rastet që mblidhemi në këtë datë, këtu në ngjarjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, për të përkujtuar ngjarjen tonë më të madhe, atë të themelimit të subjektivitetit të kombit shqiptar. E megjithatë, ky tubim ka gjithnjë të njëjtin emocion,” tha ai.


Kurti tha se sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë me njëri-tjetrin pasi para tri dekadash, ky takim për pavarësinë e Shqipërise nuk mund të imagjinohej.

“Ishte koha e sakrificave dhe dhimbjeve të mëdha për shqiptarët në të dy anët e kufirit”, u shpreh ai.

Kurti përmendi Aktin e Pavarësisë që u nënshkrua më 28 Nëntorin 1912, ndërsa u shpreh se nuk ishte thjesht akt, por program që do të shtrihej në një shekull e më shumë.

“U nënshkrua pra një program që, për me u përfytyru dhe për me u realizu, kërkonte ndihmën e një projekti tjetër, atë të Sami Frashërit në ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’. Që e paraprinte dhe vijon ta pasojë me dimensionin aktual të tij”, shtoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti i ftoi të gjithë që ta festojnë e ta përkujtojnë këtë datë dhe shtoi se presin që të realizojnë sa më drejt e sa më mirë rrugën që e përcaktuan me ngritjen e flamurit në Vlorë.


“Rilindasit tanë, janë në të kaluarën tonë dhe na shikojnë nga e ardhmja jonë. Në të kaluarën e tyre e kishim Skënderbeun, e në të ardhmen Adem Jasharin. Dhe pikërisht, qenia e jonë e përbashkët, në të tashmen, i bën ata të jenë e kaluara e jonë e përbashkët, dhe njëkohësisht e ardhmja që na pret të bashkuar”, përfundoi ai.

 

kurti shqipqria kosova

Sondazh

Poll