Politike

"Shumë sfida janë përpara!" 112-vjetori i Pavarësisë/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Jemi të përkushtuar të qëndrojmë krah jush në çdo hap

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gonazto thotë se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë.

28 Nëntor 2024, 09:37 Nga M.B
"Shumë sfida janë përpara!" 112-vjetori i
Silvio Gonzato

TIRANA- Prania e Bashkimit Europian në Tiranë përmes amabasadorit Silvio Gonzato ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gonazto thotë se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë. Ai shton se ka shumë sfida përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap", shkruan Gonzato.

28 nentori

Sondazh

Poll