Politike

"SPAK kallashnikov i Ramës", Balliu: Mekanizëm për të goditur opozitën dhe për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve!

Ai shtoi se ka shumë çështje që nuk hetohen. Sipas Balliut Rama e ka kallashnikov SPAK-un.

27 Nëntor 2024, 22:20 Nga N.F
"SPAK kallashnikov i Ramës", Balliu: Mekanizëm për
Balliu

TIRANË- Koordinator Politik i PD-së, Klevis Balliu ka folur lidhur me rolin e SPAK në Shqipëri. Balliu në emisionin “Open” në News24 u shpreh se SPAK është mekanizëm që përdoret nga Rama për të goditur opozitën dhe për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve. Ai shtoi se ka shumë çështje që nuk hetohen. Sipas Balliut Rama e ka kallashnikov SPAK-un.

Pjesë nga diskutimi:

Fitim Zekthi: Kryeministri po vepron kundër SPAK. Kjo është Prokuroria e parë që po prek zyrtarë të lartë. Kjo është gjë e madhe për Shqipërinë. Rama nuk e ka vetë SPAK, i kanë rënë njerëz pranë tij, ministrat. Rama ka interes ta shkatërrojë SPAK.

Klevis Balliu: Paratë për inceneratorët që nuk ekzistojnë vazhdojnë të paguhen. Ka shumë çështje që nuk hetohen. SPAK është mekanizëm i Ramës, për të goditur opozitën dhe për të garantuar vjedhjen e zgjedhjeve. Rama e ka kallashnikov SPAK-un.

 

balliu rama

Sondazh

Poll