Politike

“Është shmangur një skenar i paparashikuar”/ Gjekmarkaj për lirimin e Berishës: Koha tregoi se ai nuk ishte i korruptuar

Gjithashtu ai u shpreh se SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO, ndërsa kreu i PD tha se janë ndezur motorët e mosbindjes civile.

27 Nëntor 2024, 22:24 Nga E. D
“Është shmangur një skenar i paparashikuar”/
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, duke folur për lirimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishën, theksoi se vendimi i gjyqtares së GJKKO shmangu një skenar të paparashikueshëm për Shqipërinë. I ftuar në emisionin 'Top Story' Gjekmarkaj tha se koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar.  Gjithashtu ai u shpreh se SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO, ndërsa kreu i PD tha se janë ndezur motorët e mosbindjes civile. 

"Është bërë një dëm i madh për të gjithë kohën që është izoluar, koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar por dyshimi për ta shpallur të tillë Berishën, jemi në një moment reflektiv, raporti i individit me historinë si raporti që ka vendosur një gjyqtare, ka shpëtuar Shqipërinë me skenarë të paparashikuar. Dy pjesë të shoqërisë po shikoheshin egër, është shmangur një skenar i paparashikuar, nuk ishte vetëm një motiv i vetëm, paçka se gjyqtares i bën nder një akt i tillë janë një sërë rrethanash ishte gjykata e Strasburgut që mund të turpëronte drejtësinë shqiptare, zhvillime të tjera botërore që vala vjen edhe në bregun shqiptar, jo drejtpërdrejt por nesër, fitorja  e Trump, vetë ka qenë një personazh që e ka vuajtur. Është instikt vetëmbrojte për të pritur se çdo të ndodhë nesër. GJKKO liroi sot nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023. SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO, ndërsa kreu i PD tha se janë ndezur motorët e mosbindjes civile," tha Gjekmarkaj. 

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll