Politike

"Nuk është harruar"/ Zëvendësministrja e Jashtme e Greqisë: Në qendër të perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë qëndron çështja Beleri

Papadopoulou u shpreh gjatë fjalës së saj se Shqipëria duhet të të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të kontrollohet nëse i respekton apo jo, pasi bëhet fjalë për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut. 

27 Nëntor 2024, 22:15 Nga r.ll
"Nuk është harruar"/ Zëvendësministrja e Jashtme e
alexandra papadopoulou

GREQI- Çështja e ish-kryebashkiakut të Himarës dhe eurodeputetit Fredi Beleri është risjellë në vëmendje sot nga një zyrtare greke. Në takimin me anëtarët e komisionit për perspektivat e zgjerimit të BE-së, Alexandra Papadopoulou, zëvendësministrja për Punët e Jashtme e Republikës së Greqisë, theksoi se "çështja Beleri" nuk është harruar.

Papadopoulou u shpreh gjatë fjalës së saj se Shqipëria duhet të të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të kontrollohet nëse i respekton apo jo, pasi bëhet fjalë për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut. 

"Çështja Beleri nuk është harruar. Ajo nuk është një çështje dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Është zemra e perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut. Kjo është ajo që ne i themi Shqipërisë, se ajo duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të kontrollohet nëse i respekton apo jo. Nëse ky kapitull është i mbyllur nuk mund ta kontrollosh dhe ta vësh nën presion" u shpreh ajo, raportojnë mediat greke.

ceshtja beleri alexandra papadopoulou

Sondazh

Poll