Politike

"Kthimi i Sali Berishës e zhduk narko-shtetin", Balliu: PS duhet të ketë flamurin në gjysëmshtizë! PD do fitojë zgjedhjet

Balliu tha se masa ndaj Berishës u vendos me dyshimin që ai mund të prishte provat, por ai shtoi se gjyqtarë dhe prokurorë që flasin me kriminelë.

27 Nëntor 2024, 21:53 Nga N.F
"Kthimi i Sali Berishës e zhduk narko-shtetin", Balliu: PS duhet
Balliu

TIRANË- Koordinator Politik i PD-së, Klevis Balliu ka folur lidhur me vendimin e GJKKO-së për Sali Berishën, që sot iu hoq masa e sigurisë. Balliu në emisionin “Open” në News24 tha se gjithçka lidhet me ndryshimin që ndodhi në SHBA dhe me faktin se Strasburgu vendosi përshpejtimin për të gjykuar ankimin e bërë.

Balliu tha se masa ndaj Berishës u vendos me dyshimin që ai mund të prishte provat, por ai shtoi se gjyqtarë dhe prokurorë që flasin me kriminelë. Ai theksoi se kthimi i Sali Berishës e zhduk narko-shtetin, PS duhet të ketë flamurin në gjysëmshtizë.

“Ndaj tyre nuk ka asnjë masë, megjithëse mund të prishin çdo provë. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që flasin me kriminelë.

Nuk mund të vijohet më me një të çmendur që ka çmendur një popull të tërë. Dje u arrestuan qindra protestues, po në Dobraç sa janë arrestuar? Zero. Kthimi i Sali Berishës e zhduk narko-shtetin, PS duhet të ketë flamurin në gjysëmshtizë.

Zgjedhjet do t’i fitojmë bashkë, zgjedhjet do të fitohen që gazetarët të mos jenë kazan, por kazan të jetë këta që janë sot në pushtet. Në kohën e PD-së nuk kishte shtet, por Aldo Bare hynte në burg jo në Parlament”, tha Balliu.

balliu berisha

Sondazh

Poll