Sport

Për here të parë flet Del Piero, për mundësinë e kandidimit të tij për president Federate!

Ish-kapiteni i Juventusit komentoi thashethemet që e nxorrën atë si një kandidat të mundshëm për të zënë vendin e Gravinës.

28 Nëntor 2024, 00:21 Nga DOSJA
Për here të parë flet Del Piero, për mundësinë e

ITALI - “Asnjë anëtar, madje as shoqata e futbollistëve nuk më ka kërkuar ta bëj, pra të hedh kandidaturën. Nëse nuk të ftojnë, nuk mund të paraqitesh, duhet të të propozojë dikush. Të thuash jo nuk është e vërtetë, por të dalësh atje gjithashtu nuk është sepse ska asgjë konkrete."

Kështu i komentoi Alex Del Piero thashethemet që e përfolën atë si një kandidat të mundshëm për presidentin e FIGC-së (Federatës Italiane të Futbollit), duke folur në programin e Sky Champions League.

“Unë jam atashuar sipas këtyre zërave me një grup që përflitet për opozitarizëm, por ky nuk jam unë, nuk punoj kundër askujt veçanërisht ndaj drejtuesëve të FIGC, mos harroni unë kam fituar edhe një Kupë Botërore”.

"Sapo mbusha 40-vjeç - filloi me shaka ish-numri 10 i Juves, i cili fiku 50 qirinj disa ditë më parë -, nuk u ngrita në mëngjes dhe vendosa, për të aplikuar, por në fakt nuk është kështu pasi duhet dikush që të të propozojë ty dhe asnjë nga anëtarët nuk ka folur me mua, çfarë të them, nëse nuk të ftojnë nuk mund të paraqitesh”.

"Si një futbollist patjetër që i ndjek të gjitha zhvillimet që po bëhen - nënvizoi Del Piero - një situatë si kjo duhet të vlerësohet maksimalisht. Për mua skuadra është thelbësore dhe duhet të ketë frymë ekipore, aq më tepër për FIGC-në. Edhe një here tjetër e përsëris, nuk është e vërtetë, sepse si fillim duhet të ulesh në një tavolinë me dikë që të do, deri më sot nuk ka asgjë konkrete.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll