Sport

Kristjan Shpendi gati të lërë Shqipërinë për Italinë... “U zhgënjeva, e prisja një ftesë tani nga Sylvinho” (video)

27 Nëntor 2024, 19:55 Nga DOSJA

Kristjan Shpendi gati të lërë Shqipërinë për

ITALI - Kristian Shpendi po shkëlqen në Serinë B italiane këtë sezon. Dhe pse është golashënuesi më mirë i Seria B, sulmuesi shqiptar nuk u preferua nga Sylvinho në ndeshjet e Nations League.

Së fundmi, i ftuar në Itali për “Pianeta Biaconero”, Shpendi zbuloi se ishte i zhgënjyer që Sylvinho që nuk e grumbulloi me Shqipërinë në nëntor, ndërsa tashmë do e mendonte një ftesë nga Italia.

Lojtari i Shqipërisë U-21, ndërkohë tha se nuk ka pasur kontakte deri tani. “Sinqerisht e prisja ftesën e Sylvinhos në nëntor, por u zhgënjeva. Më vjen keq pasi rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë.

Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Federatën e Italisë, por nëse më vjen një ftesë, sigurisht do ta mendoja”, u shpreh Shpendi. (intervista)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll