Sport

VIDEO / Zvezda shkatërron gjermanët e Stuttgartit!

Sturm Graz triumfoi minimalisht 1-0 kundër Girona, me golin vendimtar të shënuar nga sulmuesi i ri i shkollës së Arsenalit, Mika Biereth.

27 Nëntor 2024, 22:11 Nga DOSJA
VIDEO / Zvezda shkatërron gjermanët e Stuttgartit!

SERBI - Fitore të rëndësishme për Crvena Zvezdan dhe Sturm Graz, që më në fund ndryshuan klasifikimin duke siguruar pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e pestë.

Crvena Zvezda shënoi një triumf mbresëlënës me rezultatin 5-1 ndaj Stuttgartit, falë lojtarëve që kanë spikatur më herët në futbollin italian si Rade Krunić dhe Nemanja Radonjić.

Sturm Graz triumfoi minimalisht 1-0 kundër Girona, me golin vendimtar të shënuar nga sulmuesi i ri i shkollës së Arsenalit, Mika Biereth.

Rezultatet:

Crvena Zvezda - Stuttgart 5-1

(5' Demirović (ST), 12' Silas (SR), 31' Krunić (SR), 65' Ivanić (SR), 69', 88' Radonjić (SR))

Sturm Graz - Girona 1-0

(59' Biereth)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll