Sport

Gazetari italian i RAI 3 tregon se zotëron një video, ku një lojtar i famshëm i skuadrave të Milanos, "rreh dhunshëm një vajzë"...

Massimo Gilletti flet për “imazhe shumë të rënda” dhe garanton se futbollisti në fjalë është “ndryshuar dukshëm”

27 Nëntor 2024, 19:24 Nga DOSJA

Gazetari italian i RAI 3 tregon se zotëron një video, ku një

ITALI - Është një lajm që po gjeneron shumë bujë në Itali dhe, natyrisht, tashmë ka shkaktuar shumë thashetheme.

Prezantuesi Massimo Giletti zbuloi orët e fundit në kanalin televiziv 'Rai 3' se posedon një video, ku "një lojtar shumë i famshëm", i cili luan për një nga dy skuadrat e Milanos, Inter apo Milan, “rreh dhunshëm një vajzë”.

“Kam marrë një video, ku një futbollist i një prej dy skuadrave në Milano, godet dhunshëm një vajzë. Ata dërguan një video në redaksinë tonë. Ai është një lojtar shumë i famshëm dhe ishte dukshëm i mërzitur.

Vajza u rrëzua, ai e ngriti atë dhe u kthye duke e goditur përsëri, ka edhe pamje të tjera, ku i njëjti lojtar kryen veprime të çmendura, të cilat ne kemi vendosur, që tani për tani, të mos i publikojmë”, theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll