Sport

Besiktasi i Ernest Muçit e gjen shkakun e krizës së rezultateve, shkarkon presidentin

Në krye të klubit u emërua Hüseyin Yücel, i cili deri atëherë luante rolin e 'zëvendësit'

27 Nëntor 2024, 19:46 Nga DOSJA

Besiktasi i Ernest Muçit e gjen shkakun e krizës së

TURQI - Besiktas, skuadra ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares sonë kuqezi, Ernest Muçi, emëroi sot 'zëvendësin' Hüseyin Yücel si president të ri, pas shkarkimit të martën të disa zyrtarëve të lartë të klubit.

Klubi po përjeton një krizë rezultatesh në kampionat, pas tri humbjeve dhe një barazimi në ndeshjet e fundit, ndërkohë që të martën dha dorëheqjen koordinatori i përgjithshëm dhe ish-lojtari Samet Ayba, si dhe Brad Friedel, i cili këshilloi drejtuesit.

Fillimisht vendosi të largohej edhe nënpresidenti Onur Göçmez, por kërkesa nuk u pranua nga bordi drejtues i klubit, i cili megjithatë zgjodhi të zëvendësojë Hasan Arat, biznesmen dhe ish-lojtar, i cili ishte zgjedhur në dhjetor me shumicë të madhe votash.

Sezoni 2023/24 ishte një nga më të këqijtë për Besiktashin, i cili e përfundoi kampionatin në vendin e gjashtë, 46 pikë prapa kampionit Galatasaray, dhe këtë sezon skuadra, e cila u përforcua me lojtarë si Ciro Immobile dhe Rafa Silva, aktualisht zë të njëjtin vend të gjashtën në kampionat, pasi ka luajtur 12 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll