Politike

Rama thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit: Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert, kontribuoni në anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Rama fton qytetarët që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

27 Nëntor 2024, 17:15 Nga r.ll
Rama thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit: Misioni ynë
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e misionit diplomatik në Bruksel. Në një postim në rrjetet sociale, Rama fton qytetarët që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Video e postuar nga Rama: 

 

 

edi rama bruksel

Sondazh

Poll