Sport

Nuk kishte hapësira nën drejtimin e Sarrit, Mandzukic lë Juventusin për Al-Duhail

27 Dhjetor 2019, 14:59 Nga DOSJA
Nuk kishte hapësira nën drejtimin e Sarrit, Mandzukic lë

ITALI- Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, i është bashkuar skuadrës së Katarit Al-Duhail pas katër vjet e gjysmë te Juventus. Mandzukic, 33 vjeç, fitoi katër tituj në Serie A dhe tre Coppa Italia, si dhe shënoi në finalen e Champions League 2017, pasi ata humbën 4-1 ndaj Real Madrid.

Ai nuk ka luajtur këtë sezon me Maurizio Sarri në stol dhe ishte në kërkim nga Manchester United gjatë verës. “Nuk do të ndryshojnë respektin dhe dashurinë që ndiej për klubin. Ka qenë një privilegj të luaj për Juventus. Unë gjithmonë jam përpjekur të bëj çmos për Bianconeri. Ju uroj më të mirën. Dhe për mua, është koha për një kapitull të ri”, tha futbollisti

Mandzukic është bashkuar me Al-Duhail në një transferim me kosto zero, pasi kontrata e tij kishte përfunduar.  Ish-shoku i skuadrës së Juventusit, Medhi Benatia, i cili u bashkua me Al-Duhail në janar, postoi në Twitter: “Mirësevini Mario Mandzukic në Duhail dhe aventurën tuaj të re në Katar”.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Mandzukic shënoi 44 gola në 162 paraqitje për Juventusin që kur u bashkua me klubin në korrik 2015. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në gusht 2018, një muaj pasi shënoi në finalen e Kupës së Botës pasi Kroacia humbi 4-2 ndaj Francës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport al-duhail juentus mario mandzukic merkato dimri al-duhail juentus mario mandzukic merkato dimri

Sondazh

Poll