Sport

Edhe këtë vit bashkia Vlorë lë “thatë” Flamurtarin, “pjesa e tortës” i kalon orikut

27 Dhjetor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Edhe këtë vit bashkia Vlorë lë “thatë”

VLORË- Këshilli Bashkiak i Vlorës, zhvilloi mbledhjen e fundit për këtë vit, pasi u miratua buxheti për 2020-ën. Sa i përket pjesës së futbollit Bashkia miratoi  140 milionë lekë (të vjetër). Edhe këtë vit pjesa e “luanit” do t’i shkojë Orikut, që aktualisht militon në Kategorinë e Parë, ndërsa një pjesë shumë e vogël e tortës do të kalojë për Flamurtarin.

Për Orikumin, subvencioni që i jepet është në shifrën e 130 milionë lekëve (të vjetër), ndërsa 10 milionë lekë (të vjetër) do të jenë për Klubin e Flamurtarit. Bashkia Vlorë ka argumentuar se, Flamurtari financohet 100% nga kompania turke dhe se 10 milionë lekët do të nevojiten për procedurat e privatizimit të shoqërisë.

Në 17 javët e kampionatit, Flamurtari nuk ka marrë asnjë fitore dhe gjendet në vendin e fundit duke rrezikuar më shumë se asnjëherë tjetër zbritjen nga Superiorja.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bashkia vlore flamurtari bashkia vlore flamurtari

Sondazh

Poll