Sport

VD/ Suprizon presidenti i FSHF-së/ Armand Duka: S’kam asnjë lekë…, por punoj si të jem i vdekshëm (Qesh)

27 Dhjetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
VD/ Suprizon presidenti i FSHF-së/ Armand Duka: S’kam asnjë

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare, Armando Duka ka bërë një deklaratë suprizë mbrëmjen e djeshme në Opinion në Tv Klan. Teksa po diskutohej për stadiumin e ri “Air Albania”, por edhe karrierën e tij si drejtues i FSHF-së, Duka tha se nuk ka para (kash), por vetëm prona.

Asnjë lekë s’kam, por kam prona. Kam aq lekë sa kam pas në vitin 1991 kur kam filluar, aq kam dhe sot. Asnjëherë nuk më dilnin se duheshin për të plotësuar…atëherë duheshin 20 euro, sot mbase me shifra më të mëdha, por prapë duhen, asnjëherë nuk ka tepruar asnjë lekë cash. Punoj sikur do jem i pavdekshëm.”

Për sa i përket stadiumit të ri kombëtar, kreu i FSHF-së u shpreh i gëzuar për ndërtimin e tij. Ai tha se federata sheh që janë plotësuar kushtet e brendshme dhe nuk i prish punë kulla.

“Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium, i cili plotëson të gjitha kushtet për të patur dhe për të organizuar ndeshje. Një stadium që besoj se ndikon jo vetëm në cilësinë e futbollit, por edhe të njerëzve që vijnë. Balanca mendoj se është pozitive është një objekt i domosdoshëm dhe shumë i mirë për Shqipërinë për futbollin. Duke qenë në pozicionin e Federatës së Futbollit për ne është më e mira e mundshme sepse plotëson të gjitha kushtet e brendshme dhe nuk është se na prish ndonjë punë kulla.”-tha ai.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka pasuria e armando dukes armando duka pasuria e armando dukes

Sondazh

Poll