Politike

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me brohoritje

Me flamuj në duar dhe me thirrje e brohoritje nga simpatizantët, Berisha u prit në seli pas heqjes së masës së sigurisë nga GJKKO.

27 Nëntor 2024, 13:43 Nga M.B
Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në oborrin e selisë blu ku është pritur nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e kësaj force politike. Me flamuj në duar dhe me thirrje e brohoritje nga simpatizantët, Berisha u prit në seli pas heqjes së masës së sigurisë nga GJKKO.

Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën "arrest shtëpie") për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. 

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në "arrest shtëpie".

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

sali berisha

Sondazh

Poll