Politike

Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Rama: Parlamenti, epiqendra e ndërveprimit intensiv. Të vazhdojë deri në antarësimin në BE

Rama u shpreh se puna duhet që të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. 

27 Nëntor 2024, 13:04 Nga I.A
Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Rama: Parlamenti,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se parlamenti duhet të jetë epiqendra e ndërveprimit intensiv për Komisionin e Posaçëm Anti-Korrupsion. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e këtij Komisioni, Rama u shpreh se puna duhet që të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Po ashtu Rama ka theksuar se ky proces teknik është i pabërballueshme vetëm me burimet e brendshme që ka qeveria. 

“Nuk jam këtu për të dhënë mend sepse qëllimi kryesor i këtij komisioni të posaçëm dhe i gjithë grupi të madh të ekspertëve të pavarur dhe unë e çmoj, por parlamenti duhet të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij procesi dhe që në këndvështrimin tim duhet të vazhdojë deri në momentin kur Shqipëria të anëtarësohet në BE. Mënyra se si Komisioni i Posaçëm do të transformohet brenda në parlament, besoj do të përcaktohet nga vetë ky proces ku do të dalin konkluzionet për të tria pushtetet. E them se ky proces i madh teknik është e pabërballueshme vetëm me burimet e brendshme që ka qeveria”, tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll