Politike

"Sot është festë për demokratët!" Lirimi i Berishës/ Paloka: Kjo do të thotë shumë më tepër mundësi për fitore me qeveri teknike ose jo

Paloka tha se sot është festë për demokratët, ndëra nesër rifillojnë aksionin, më të fortë. Ai shtoi se ky ishte një hap përpara në betejën për drejtësi dhe për fitoren e Partisë Demokratike.

27 Nëntor 2024, 13:04 Nga M.B

 

"Sot është festë për demokratët!" Lirimi i
Sali Berisha

TIRANA- Deputeti demokrat, Edi Paloka, mbajti një deklaratë para hyrjes në selinë blu  ku komentoi heqjen e masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së Sali Berisha. Paloka tha se sot është festë për demokratët, ndëra nesër rifillojnë aksionin, më të fortë. Ai shtoi se ky ishte një hap përpara në betejën për drejtësi dhe për fitoren e Partisë Demokratike. Sipas tij lirimi i Berishës do të thotë shumë më tepër mundësi për fitore të Partisë Demokratike, me qeveri teknike ose jo.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot është festë për demokratët, nesër rifillojmë aksionin, më të fortë e më të fuqishëm, se fundja jemi në hapat e parë, e dini atë teorinë, flutura i përplasi krahët në Uashington, valët po vijnë tani këtu pak e nga pak. Ju i keni parë të gjithë hapat që kanë ardhur me radhë, rezolutat e CDIS, EPP=SE, dhe së fundi qëndrimi i Gjykatës së Strasburgut, sigurisht që kanë rolin e tyre, dhe e keni parë që të gjitha këto kanë ardhur pas fitores së Trump. Sigurisht një falënderim i madh për të gjithë demokratët që rezistuan, duke filluar nga Sali Berisha deri tek anëtari më i fundit që rezistoi dhe besoi se drejtësia do të vendosej.

Sidomos për ata demokratë që për qindra ditë, gati një vit, qëndruan poshtë banesës së zotit Berisha, besuan dhe sot të gjithë ne kemi marrë një vlerësim edhe për qëndrimin tonë, por edhe një besim të madh se në fund e drejta do të triumfojë dhe jo vetëm me rastin e zotit Berisha, por me gjithçka në Shqipëri. Lirimi i zotit Berisha do të thotë shumë më tepër mundësi për fitore të Partisë Demokratike, me qeveri teknike ose jo.

sali berisha

Sondazh

Poll