Politike

VIDEO/ Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe

Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.

27 Nëntor 2024, 12:37 Nga I.A

VIDEO/ Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam

AUSTRALI- Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian. Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.

“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga uji me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Albanese ndërkohë që fliste gjatë ceremonisë së “Miqve shqiptarë të Parlamentit”.

 

anthony albanese

Sondazh

Poll