Sport

PSG ndaj Bayernit, shtypi i huaj ‘kryqëzon’ Safonov dhe Luis Enrique...

Mediat ndërkombëtare vënë në dukje pafuqinë e PSG-së, pas disfatës ndaj Bayern Munichut të martën në mbrëmje (1-0), për të cilën përgjegjësinë ia atribuojnë kryesisht trajnerit dhe portierit parizien.

27 Nëntor 2024, 12:28 Nga DOSJA

PSG ndaj Bayernit, shtypi i huaj ‘kryqëzon’ Safonov dhe Luis

FRANCE - Pas humbjes së Paris Saint-Germain në fushën e Bayern Munich (1-0), shtypi ndërkombëtar nuk është treguar i sjellshëm me klubin kryeqytetas. “PSG- ja e Lucho (Luis Enrique) bie dhe e gjen veten në buzë të humnerës,- e titullon Mundo Deportivo shkrimin e saj në edicionin e sotëm. - Bayern e kishte lojën nën kontroll, dukej se mund ta mbyllte lojën sa herë të donte”.

Shtypi madrilen po synon gjithashtu ish-trajnerin e Barçës (2014-2017), dhe në veçanti zgjedhjen e tij për të vendosur Matvey Safonov në vend të Gianluigi Donnarumma, si portier. “Luis Enrique la jashtë Donnarummën dhe paaftësia e Safonov për ta zëvendësuar atë, e dënon PSG-në,”- tregon AS në faqen e saj të parë.

I përjashtuar për një karton të dytë të kuq pas një faulli ndaj Alphonso Davies (56’), ish-katalanasi Ousmane Dembélé gjithashtu merr gradën e tij, i përshkruar si një "katastrofë e përjetshme".  “Gafa e tij në metrat e fundit vazhdon të ndikojë te Paris Saint-Germain që është në litar në garën më të lartë kontinentale”,- shkruan Andrés Onrubia për gazetën e përditshme të kryeqytetit spanjol.

Kicker gjykon se “gabimi i portierit (parizien) e vendosi Bayernin në rrugën e duhur”.  “Bayern shkoi në pushim me epërsi, dhe portieri mik e ndihmoi shumë: Safonov devijoi dobët një kënd të Kimmich në qendër, ku Kim po qëndronte dhe shënoi nga disa metra larg. (...) Lidership dhe epërsi: Bayerni tani i kishte të gjitha asetet në dorë”,- përfundon e përditshmja gjermane në faqen e saj të internetit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll