Politike

Meta dekreton ligjet për përballimin e pasojave të emergjencës, bonuset e qirasë dhe vlerësimi i banesave

27 Dhjetor 2019, 13:31 Nga DOSJA
Meta dekreton ligjet për përballimin e pasojave të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot tre ligjet e miratuara nga Këshilli i Ministrave që përfshin vlerësimin e pasurive të paluajtshme, përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjikpasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta dekreton ligjet per gjendjen e emergjences meta dekreton ligjet per gjendjen e emergjences

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën digjitale që do të ofrojë shërbime të shutma për qytetarët nëpërmjet aplikacionit “E-Albania”. N...