Politike

Në çadër që prej shtatorit, Basha viziton banorët e prekur nga tërmeti në Bubq: Ky është krím, qeveria t’u heqë lek

27 Dhjetor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Në çadër që prej shtatorit, Basha viziton banorët e

KRUJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në fshatrat Bubq dhe Tarin. Në bisedë me banorët e fshatrave të cilët kanë mbeutr në çadra, Basha tregon se qeveria është treguar e pashpirt duke parë gjendjen e këtyre familjarëve.

Një nga banorët i tregoi kryeopozitarit se të vetmit që kanë shkuar për t’i ndihmuar kanë qenë vullnetarët, ndërsa shteti nuk ka ardhur për t’i par ëme sy.

Kanë ardhur ata të Teatrit, Auloni. Na kanë dhënë batanije, trikon e vet kanë hequr dhe na e kanë lënë këtu,”– thotë një grua, teksa shton se enede nuk u është bërë vlerësimi i dëmeve.

Kemi patur nevojë për njerëz. Le të mos sillte shteti asgjë, vetëm të na shikonte. Kanë ardhur vetëm vullnetarët nga Bubqi dhe Teatri. Ne kërkojmë vlerësimin e shtëpisë. Çdo gjë deri tani është selektive. Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ne,”- thotë më tej një kryefamiljar i revoltuar, i cili që pas tëremtit të 21 shtatorit jeton në çadër, bashkë me 6 persona të tjerë të familjes.

“Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt. Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t’i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t’i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune. Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve. Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin. Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t’u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhës mbi rrënojat e tërmetit!”– theksoi kreu i opozitës në fund.

Krydemokrati Lulzim Basha prej më shumë se një muaj viziton banorët e prekur nga tërmetet. Ai ka qenë në Durrës, Shijak dhe në zonën e Krujës, ku ka theksuar problematikat që kanë hasur banorët dhe ndihmat që kanë marrë nga qeveria apo vullnetarët . Kryeopozitari ka denoncuar shumë raste të familjarëve që ndodhen në çadër prej muajit shtator, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, të cilët presin festat në të fothtë dhe pa asnjë ndihmë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne bubq lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne bubq lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 07:55

“Nuk kanë qenë kohë të mira edhe ndoshta vazhdojmë…nuk e di ndonjëherë Zoti të vë në provë jo vetëm mua por të gjithë ata njerëz që e duan atë qytetin tonë.”Në ...