Politike

Dosja ‘CEZ’/ Taulant Balla: Gjykata e Tiranës s’mund t’a gjykojë më. SPAK të marrë në pyetje dëshmitarin që mori

27 Dhjetor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Dosja ‘CEZ’/ Taulant Balla: Gjykata e Tiranës s’mund

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që të marrë nën hetim dëshmitarin kyç të  të dosjes CEZ, Nuel Kalaja. Në një dalje për mediat, nga gjykata e Tiranës, Balla dha lajmin se për shkak të ndryshimit të kompetencave, kjo gjykatë nuk mund të hetojë më këtë dosje, por apeloi që hetimet të mos mbyllen. Sipas tij, prokuroria nuk e ka bërë detyrën: “Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Të gjendur në këto kushte, që nga ana e prokurorisë nuk janë bërë hetime të rëndësishme. Nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyç, Kala, që tërhoqi ditën për diell 6 milionë euro. Është paguar nga Cez nga mbi 6.8 milionë euro dhe nuk është marrë në pyetje nga prokuroria. Presim që SPAK dhe Gjykata e Posaçme, kanë marrë kompetencat e duhura, që duhet t’ë hetojnë. Ka kërkesa edhe nga një palë tjetër që është në gjyq. Bëhet fjalë për raste flagrante.”

 


Balla tha se autoritetet kosovare, nuk kanë bërë ekstradimin e Kalasë, ndërkohë që ai del lirshëm në publik atje.

“Viti 2020 duhet të nisë me një seancë tjetër gjyqësore për sa kohë që nuk ka më dyshime se kjo gjykatë për publikun është më e besueshme. Mos ngatërroni dosjet sepse është sërish i njëjti gjyqtar. Ajo që po ju them është se prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. S’mund të mjaftohet prokuroria me dërgimin e letrës në Kosovë dhe çështja është mbyllur në faktin se Kalaja nuk gjendet. Kjo çështje nuk mund të mbyllet meqë personi nuk gjendet. Kur në fakt, ai dihet, ai del publikisht në Kosovë, ndaj kjo çështje nuk mund të mbyllet, por duhet të zgjerohet. Kjo është e vetmja çështje, kur Kuvendi ka mbyllur hetimet. Këto janë çështje që Opinioni Publik mezi i pret për të çuar para drejtësisë këdo.”-tha Balla.

Dëshmitari për të cilin foli Balla, është Nuel Kalaja, i cili ndodhet në Kosovë, dhe autoritetet shqiptare kërkojnë ta marrin në pyetje për hetimet në lidhje me dosjen CEZ. Dy prokurorët që kanë në dorë dosjen, Ndini Tavani dhe Erjon Imerajn, kanë dërguar letër-porosi në Kosovë, por nuk kanë marrë përgjigjie.  Nuel Kalaj është negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, që përfundoi me një dëm rreth 414 milionë euro.

Komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla administroi një llogari bankare të Nuel Kalasë i cili rezultonte se kishte marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Këto shuma i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Për dosjen CEZ, janë marrë në pyetje në prokurori pak kohë më parë Shkëlzen Berisha, ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe një sërë ish-zyrtarësh të tjerë, pasi dyshohen si të implikuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike çështja cez nuel kalaja privatizimi i oshee taulant balla çështja cez nuel kalaja privatizimi i oshee taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 07:55

“Nuk kanë qenë kohë të mira edhe ndoshta vazhdojmë…nuk e di ndonjëherë Zoti të vë në provë jo vetëm mua por të gjithë ata njerëz që e duan atë qytetin tonë.”Në ...