Politike

Hetimet për godinën ku vdiq komisar Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kavalishencës, Ahmet Doda

27 Dhjetor 2019, 11:53 Nga DOSJA
Hetimet për godinën ku vdiq komisar Hajdarmataj, lirohet nga burgu

DURRES- Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu drejtorin e godinës së shembur të Kavalishencës, Ahmet Doda. Doda u arrestua pas vdekjes së Komisar Bajram Hajdarmataj, i cili humbi jetën pasi ndodhej në godinën e Kavalishencës në Durrës, e cila u shemb gjatë tërmetit të 26-nëntorit 2019. Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për Dodën, i cili u arrestua më 14 dhjetor 2019,bashkë me Kujtim hasën, shefin e Shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”. Ndërkohë që Doda, u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Prokuroria e cilëson vrasje me dashje vdekjen e pedagogut të Akademisë së Policisë Bajram Hajdarmataj tek Konvaleshenca në Durrës pasi ajo u shemb nga tërmeti duke akuzuar për këtë ngjarje drejtorin Ahmet Doda dhe nëndrejtorin e saj, Kujtim Hasa.

Në dosje prokurorët kanë konstatuar se godina ku vdiq Hajdarmataj ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, por drejtuesit e këtij institucioni nuk ndaluan futjen atje të personave, siç ishte Hajdarmataj, i cili vdiq duke mbetur nën rrënoja.

 

“Shtetasi Ahmet Doda,në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marre masa drejtuese dhe organizative per nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim te “Akti konstatimit te situates pas termetit” date 26.09.2019 , te hartuar nga nga ana e inxhinierëve te BashkiseDurres, duke sugjeruar si mase provizore permosqendrimin ne keto ambiente. Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur nje grup pune duke ngarkuar Pergjegjesin e sektorit tëSherbimeve, të dyshuarin Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve. Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara rezulton se me mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal”, konstatojnë prokurorët.

Komisari Bajram Hajdarmataj ndodhej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja. Për nder të kryekomisarit është zhvilluar ceremonia e homazheve, ndërkohë që familja e tij ka vendosur që t’a varrosë në Tropojë, vendin e origjinës. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bajram hajdarmataj hetimet per kavalishencen kujtim hasa lirohet ahmet doda shoqërohet drejtori i kavalishencës në durrës bajram hajdarmataj hetimet per kavalishencen kujtim hasa lirohet ahmet doda shoqërohet drejtori i kavalishencës në durrës

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 11:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën digjitale që do të ofrojë shërbime të shutma për qytetarët nëpërmjet aplikacionit “E-Albania”. N...

Politike 27 Dhjetor 2019, 07:55

“Nuk kanë qenë kohë të mira edhe ndoshta vazhdojmë…nuk e di ndonjëherë Zoti të vë në provë jo vetëm mua por të gjithë ata njerëz që e duan atë qytetin tonë.”Në ...