Politike

Opozita e kallézoi për shpërdorim detyre, Prokuroria pushon çështjen për Arta Markun

27 Dhjetor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Opozita e kallézoi për shpërdorim detyre, Prokuroria pushon

TIRANË– Prokuroria pushon çështjen e kallézimit të Partisë Demokratike ndaj ish kryeprokurores, Arta Marku. Vendimi për kallézimin e PD do të merret në shqyrtim sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia. Pak muaj më parë opozita padíti kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim  mbylljen e hetimit ndaj tij.

Në kallézim thuhet se: “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.  

Opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht. Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku kallezimi i pd per arta markun prokuroria e tiranes arta marku kallezimi i pd per arta markun prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll

Politike 27 Dhjetor 2019, 07:55

“Nuk kanë qenë kohë të mira edhe ndoshta vazhdojmë…nuk e di ndonjëherë Zoti të vë në provë jo vetëm mua por të gjithë ata njerëz që e duan atë qytetin tonë.”Në ...