Politike

"Janë dhunuar gra shtatzëna dhe të moshuar", Blushi te "Sheshi Willson": Policia të shkojë të gjejë vrasësit në Shkodër, mos të prekin qytetarët

Blushi tha se deri në orën 8 do të jenë aty për të protestuar. 

26 Nëntor 2024, 17:53 Nga r.ll
"Janë dhunuar gra shtatzëna dhe të moshuar", Blushi te
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për mediat nga "Sheshi Willson", një nga pikat ku po zhvillohet protesta e opozitës. 

Blushi akuzoi policinë se ka dhunuar gra shtatzëna, të moshuar dhe gazetarët. Ai tha se policia nuk duhet të prekë qytetarët por të shkojë të gjejë autorët e masakrës në Shkodër. Blushi tha se deri në orën 8 do të jenë aty për të protestuar. 

“Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne ikim nga ky shesh dhe nga sheshet e të gjithë Shqipërisë. Kjo është një betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimi kriminal që dhunon gra shtatzëna në protestë. Janë dhunuar të moshuar edhe vetë gazetarët. A ka logjikë kjo? Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, apo bandat në Elbasan.. Do jemi këtu deri në orën 8 edhe më mbrapa. Kemi dal për të protestuar. Nuk ka kthim. Kjo është provë e degradimit të regjimit", tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll